Arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se vodhi bobina bakri me vlerë mbi 25 mijë euro

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.02.2026, 20:24

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Itali, pasi dyshohet se ka kryer një vjedhje në një kantier ndërtimi.

Sipas njoftimit të autoriteteve italiane, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e via Verolengo. Policia kishte ndërhyrë në një kantier ku kishte tërhequr vëmendjen një furgon i parkuar pranë ambientit të punimeve, me motorin ndezur.

Brenda mjetit ndodhej një shtetas shqiptar 40-vjeç, i cili u ndalua menjëherë nga efektivët. Gjatë kontrollit në furgon, policia gjeti të fshehura 5 bobina bakri, me një vlerë totale që sipas autoriteteve tejkalon 25 mijë euro.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shqiptari ishte punonjës i një kompanie që operonte në të njëjtin kantier ndërtimi.

Autoritetet bëjnë me dije se procedimi penal ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe ndaj të arrestuarit vlen prezumimi i pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit