Në seancën e radhës gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt, u zbuluan detaje të reja lidhur me situatën financiare të Murselit.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor u përmend një borxh prej 100 mijë eurosh ndaj Behgjet Pacollit, të cilin Murseli e pranoi, duke deklaruar se ishte pa interes dhe se është shlyer në forma të tjera. Ai konfirmoi gjithashtu ekzistencën e një kredie bankare prej mbi 219 mijë eurosh për blerjen e një banese, e cila rezulton ende në hipotekë.
Sipas hetimeve, Murseli dyshohet se ka paguar rreth 30 mijë euro për ekzekutimin e bashkëshortes së tij. Procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve vijon.