Ndizet gara për Ernest Muçin, Anglia futet në lojë për sulmuesin shqiptar

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.02.2026, 17:28

Ernest Muçi po kthehet në një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve, pas paraqitjeve bindëse me Trabzonsporin në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i huazuar nga Beshiktashi, ka lënë përshtypje pozitive te drejtuesit e klubit, të cilët po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e blerjes përfundimtare në fund të sezonit.

Megjithatë, e ardhmja e tij nuk duket e mbyllur në Turqi. Sipas mediave turke, interesimi nga Anglia ka hapur një tjetër skenar për 23-vjeçarin. Dy klube angleze pritet të dërgojnë skautë për ta ndjekur nga afër në sfidën e fundjavës ndaj Fenerbahçes, një përballje direkte për renditjen që pritet të ketë intensitet të lartë dhe presion maksimal.

Ndeshje të tilla konsiderohen prova të vërteta për lojtarët që kërkojnë të bëjnë hapin e madh në karrierë. Performanca e Muçit përballë një prej skuadrave më të forta të kampionatit turk mund të ndikojë drejtpërdrejt në konkretizimin e interesit anglez.

Pak javë më parë, presidenti i Trabzonsporit deklaroi se klubi kishte marrë oferta të rëndësishme për disa prej lojtarëve të huazuar. Mediat lokale e lidhën këtë deklaratë pikërisht me Muçin, duke e cilësuar si një nga asetet më të kërkuara në skuadër.

Me merkaton verore që afrohet, vendimi përfundimtar për të ardhmen e sulmuesit shqiptar pritet të varet nga ofertat konkrete dhe nga paraqitjet e tij në javët vendimtare të sezonit. Sfida ndaj Fenerbahçes mund të jetë një kapitull kyç në këtë histori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit