Ministrja e Brendshme e Portugalisë, Maria Lucia Amaral, ka dhënë dorëheqje pas kritikave të forta për menaxhimin e situatës së krijuar nga përmbytjet që goditën vendin.
Në deklaratën e lëshuar nga Presidenca thuhet se Amaral “nuk kishte kushte personale dhe politike të nevojshme për të kryer detyrat e saj”. Detyrën e saj do ta mbajë përkohësisht kryeministri Luís Montenegro.
Qeveria e Montenegros është përballur me kritika të ashpra për reagimin ndaj stuhive dhe erërave të forta dyjavore, nga të cilat humbën jetën të paktën shtatë persona dhe u shkaktuan dëme që llogariten në rreth 4 miliardë euro. Portugalia ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme deri në mesin e shkurtit për shkak të reshjeve intensive dhe përmbytjeve.
Ndërkohë, në Shqipëri, edhe pse vendi përballet me përmbytje të shpeshta dhe pasoja të konsiderueshme për qytetarët dhe ekonominë, dorëheqjet janë inekztente.
Asnjë përfaqësues i pushtetit qendror apo vendor nuk merr përsipër fajin për katastrofa të tilla që parashikohen dhe janë lehtësisht të menaxhueshme.
E vetmja gjë që ndodh në Shqipëri është që përfaqësuesit e pushtetit ia hedhin fajin kundërshtarëve politikë duke mos dhënë asnjë lloj zgjidhje për qytetarët taksapagues dhe me të drejte vote në vend.