Borxh 100 mijë euro Pacollit! Naim Murseli: Ia kam shlyer në mënyra të tjera…

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.02.2026, 15:23

Në seancën e mbajtur këtë të mërkurë për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla u përballën me pyetje mbi borxhet dhe kontratat e tyre. Në këtë kontekst u përmend edhe emri i Behgjet Pacollit, lidhur me një parakontratë borxhi prej 100 mijë eurosh mes tij dhe Murselit, të cilën ky i fundit deklaroi se e kishte shlyer në mënyra të tjera dhe se nuk ishte dokument notarizuar. Gjykata gjithashtu mori në konsideratë edhe borxhin që Murseli ka në një bankë të Kosovës, në vlerë 219 mijë e 296 euro.

Murseli në gjykatë shpjegoi se një pjesë e parave i kishte shkuar për pagesën e shtëpisë që kishte blerë me kredi bashkë me bashkëshorten e tij, duke theksuar se prona ishte e hipotekuar dhe nuk mund të konsiderohej si borxh direkt ndaj Pacollit. Ai theksoi se marrëveshja me Pacollin ishte një kontratë private dhe se shuma e parave ishte shlyer në mënyra të tjera.

Nga ana tjetër, Behgjet Pacolli ka deklaruar se nuk ka kërkuar kurrë kthimin e borxhit dhe se kishte ndihmuar gjithmonë Murselin. Ai shtoi se një pjesë e borxhit lidhej me blerjen e një lokali në Suedi dhe se sipas tij, të gjitha këto çështje ishin publike dhe të njohura për të gjithë palët e përfshira.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit