U shuan nga gazi, familja Kola që humbi jetën në Itali do të prehet në Peqin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.02.2026, 15:48

Katër anëtarë të familjes Kola, të cilët humbën tragjikisht jetën në Porcari të Italisë, janë nisur drejt Shqipërisë për t’u përcjellë në banesën e fundit në fshatin Gryksh i Madh, Peqin.

Viktimat janë Arti Kola, bashkëshortja e tij Jonida, dhe dy fëmijët e çiftit, Hajdari 22 vjeç dhe Xhesika 15 vjeçe, të cilët u gjetën të pajetë më 4 shkurt në shtëpinë e tyre. Hetimet paraprake tregojnë se shkak dyshohet të ketë qenë asfiksia nga monoksidi i karbonit, i shkaktuar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi.

Para transportimit të trupave drejt Shqipërisë, autoritetet italiane kryen analizat toksikologjike për të konfirmuar shkakun e vdekjes. Për të mbuluar shpenzimet e rikthimit, vëllai i viktimës, Durim Kola, organizoi një fushatë mbledhjeje fondesh në platformën GoFundMe e cila u publikua nga redaksia jonë dhe në pak ditë siguroi mbi 75 mijë euro nga dhurues të shumtë.

Shtëpia ku ndodhi tragjedia ishte në pronësi të Artit, të cilin ai e kishte blerë rreth tre vite më parë dhe e kishte rikonstruktuar pjesërisht vetë. Arti ishte piktor, ndërsa djali i tij i madh punonte si elektricist.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit