Një qytetar nga Elbasani ka ngritur një shqetësim serioz në lidhje me gjendjen e transportit publik në qytet, duke e cilësuar situatën si të papranueshme për vitin 2026.
Sipas denoncimit të tij, autobusët urbanë ndodhen në gjendje të amortizuar dhe, sipas tij, përbëjnë rrezik për sigurinë e pasagjerëve.
Ai shprehet se mjetet janë të dëmtuara dhe të mirëmbajtura dobët, ndërsa ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si këto autobusë kalojnë kontrollin teknik.
Qytetari kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar gjendjen e flotës së autobusëve dhe për të marrë masa konkrete, në mënyrë që të garantohet siguria dhe një shërbim dinjitoz për qytetarët e Elbasanit.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje Joq uroj te jeni mir doja te ndaja nje shqetesim serioz ne lidhje me trasportin publik jemi ne vitin 2026 dhe akoma eshte mjerim cdo gje eshte shkatarruar jemi ne qytetin e elbasanit shofesh ne ket gjendje na kane marr ne qafe kto qelbsirat shofin vetem hesapin e vete per popullin e shkret nuk mendojn fare shikojeni cfare lloj gjendje eshte dhe mjerim si marr me hall si i kalojn n kualidim jane cope cope autobusat ju lutem merrni ndonje mase se eshte skandal