Mesditën e kësaj të mërkure, vendi ynë u trondit nga lëkundje tërmeti pranë Gjirokastrës. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte vetëm 11 kilometra nga qyteti, ndërsa magnituda e tij u regjistrua 3.6 të shkallës Rihter.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një tërmet me magnitudë 4.9 ballë goditi jugun e Kosovës, shumë afër kufirit me Shqipërinë, duke rritur shqetësimin për aktivitet sizmik në rajon. Autoritetet vendore këshillojnë qytetarët të jenë të vëmendshëm dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë.