Aksident në Lezhë, BMW përplaset me furgon, qytetarët i vijnë në ndihmë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 11.02.2026, 14:46

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë–Tiranë, ku një automjet tip BMW është përplasur fort me një furgon. Nga pamjet e siguruara, përplasja duket e rëndë dhe të dy mjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Menjëherë pas aksidentit, qytetarë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kanë vrapuar për të dhënë ndihmën e parë, duke u përpjekur të asistojnë drejtuesit dhe pasagjerët e mjeteve të përfshira.

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë, ndërsa pritet reagimi i policisë dhe i shërbimeve të emergjencës për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

#UdhëtoniMeKujdes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit