Kush është Jesse Strang? 18-vjeçari trans që dyshohet për sulmin me 10 viktima në Kanada

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.02.2026, 14:35

Jesse Strang dyshohet se është autori i sulmit me armë zjarri në Tumbler Ridge Secondary School, Kanada ku mbetën të vrarë 10 persona dhe u plagosën 25 të tjerë.

Mediat kanadeze duke cituar familjarët, thanë se 18-vjeçari Jesse Strang ishte përgjegjës për të shtënat që shkaktuan vdekjen e 10 personave, përfshirë edhe vetë dyshuarin. Megjithatë, Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht emrin e dyshuarit në komunikimet publike.

Autoritetet theksuan se hetimi vazhdon dhe identiteti i dyshuarit do të konfirmohet vetëm pasi të përfundojnë të gjitha proceset formale të verifikimit. Policia nuk ka dhënë ende detaje të motivit apo të rrjedhës së ngjarjes që çoi deri te sulmi.

Mediet raportuan se një llogari publike në YouTube, që besohet se lidhet me Jesse Strang, shfaqte flamurin transgender dhe përdorte përemrat “she/her”. Këto detaje u përhapën shpejt në rrjetet sociale pas identifikimit.

Sulmi në Tumbler Ridge shkaktoi tronditje në komunitetin e vogël të Kolumbisë Britanike. RCMP kishte konfirmuar më parë se kishte disa viktima dhe se i dyshuari kryesor u gjet i vdekur në vendngjarje. Raportet fillestare ngritën pyetje mbi mundësinë e përfshirjes së një personi të dytë, por policia nuk ka konfirmuar asnjë tjetër dyshuar.

Njësitë emergjente dhe ekipet e specializuara u vendosën për të siguruar zonën, ndërsa shkollat lokale u vunë menjëherë në masë të mbylljes. Autoritetet thanë se po zhvillohet një shqyrtim i plotë i provave dixhitale, forenzike dhe të dëshmitarëve.

Tumbler Ridge, një qytet me rreth 2,400 banorë në veri-lindje të Kolumbisë Britanike, rrallë përballet me incidente kaq të dhunshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit