SI SOT/ 106 vjetori i Tiranës si kryeqytet! Kulla e halle shumë dhe pak shërbime! Çfarë duam vërtet?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.02.2026, 14:03

Ne rubrikën “Si sot” kujtojmë edhe 106 vjetorin e Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë. Qyteti ka ndryshuar rrënjësisht që nga 1920-a, duke u shndërruar nga një vend i vogël me pak mijëra banorë në një metropol të ngarkuar me mbi një milion njerëz. Por ndërsa kullat dhe ndërtimet e larta janë bërë simbol i zhvillimit, banorët përballen me sfida të përditshme, rrugë të mbipopulluara, trafik të pandalshëm dhe mungesë të hapësirave publike.

Lagjet e reja janë mbushur me apartamente dhe pallate, por shërbimet themelore për komunitetin mungojnë. Fëmijët nuk kanë çerdhe apo shkolla të mjaftueshme, qendrat shëndetësore nuk i përmbushin nevojat e popullsisë, dhe hapësirat publike janë të pakta. Banorët kontribuojnë me taksa dhe pagesa të ndryshme, por investimet nuk kanë shkuar aty ku duhet, duke krijuar një qytet ku infrastruktura sociale nuk i përmbahet rritjes së tij.

Në këtë përvjetor, Tirana duhet të reflektojë mbi të ardhmen e saj. Nuk mjafton të ndërtohen kulla dhe të rritet betonizimi qyteti duhet të planifikohet për njerëzit, transport publik funksional, shkolla dhe qendra shëndetësore të qasshme, hapësira të gjelbra dhe qytete që funksionojnë. Pas 106 vitesh, sfida nuk është më të ndërtohet kryeqyteti i shtetit, por një qytet i vërtetë, i jetueshëm për çdo banor. Si mendoni ju, a mund të bëhet Tirana një qytet funksional për banorët, apo do të vazhdojë të rritet vetëm me kulla pa shërbime?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit