Leonard Fjora, 32 vjeç, nga Shqipëria, humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor katër ditë më parë në Itali. Ai po drejtonte një Volkswagen në autostradën e Porrettana në Bolonja kur makina kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas kokë më kokë me një kamion plehrash. Pas goditjes së parë, mjeti u nda në dy pjesë dhe u përfshi nga flakët.
Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe ekipeve mjekësore nuk pati rezultat, pasi trupi i 32-vjeçarit u karbonizua brenda makinës, duke bërë të pamundur identifikimin e menjëhershëm. Procesi i identifikimit zgjati disa orë, pasi dokumentet e tij u dogjën gjatë aksidentit.
Shoferi 61-vjeçar i kamionit mbijetoi pa lëndime serioze, por u trajtua për gjendjen e rëndë të shokut. Karabinierët e njësisë Casalecchio po hetojnë shkaqet e tragjedisë, duke përfshirë mundësinë e një manovre të rrezikshme parakalimi në terren të vështirë.