SI SOT/ Ballë-çarësja, shoqja e Ballukut! Dhuna që sistemi nuk e dënoi si meritonte

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.02.2026, 13:27

Një vit më parë, më 11 shkurt 2025, JOQ Albania publikoi një ngjarje të paprecedentë në Spitalin Rajonal të Dibrës, asokohe drejtoresha e institucionit, Irini Shehu, sot ish, dhunoi me mjete prerëse ekonomistin e spitalit, Shaban Uklala. Burime nga stafi i spitalit raportuan për JOQ se Uklala ishte goditur me kapëse letrash në ballë, ndërsa Policia e Dibrës refuzoi të regjistronte denoncimin, duke lënë ngjarjen pa asnjë pasojë për shkak të lidhjeve të Shehut me zyrtaren e lartë qeveritare, Belinda Balluku.

Ngjarja u denoncua ekskluzivisht për JOQ nga një punonjëse që ishte në detyrë në momentin e sulmit, e cila bëri të ditur se kjo nuk ishte hera e parë që drejtoresha ushtronte dhunë ndaj stafit dhe se keqmenaxhimi i fondeve dhe tenderëve tashmë shoqërohej edhe me agresion fizik. Pas hetimeve, Shehu u la në arrest shtëpie, një vendim që shumëkush e pa si të pamjaftueshëm për seriozitetin e veprës.

Irini Shehu, ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal të Dibrës, u arrestua nga policia në prill 2025 pas një serie kallëzimesh për fyerje, kërcënime dhe përndjekje ndaj punonjësve të institucionit që drejtoi deri disa javë më parë. Ajo, 44 vjeçe, ishte nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale të përndjekjes, por gjatë kësaj periudhe dyshohet se ka vijuar të kërcënojë ish-vartësit e saj. Rasti më i fundit përfshiu kryeinfermjeren Shpresa Biçi, e cila denoncoi kërcënimet me mesazhe dhe telefonata pas një debati të ndodhur në mesditë.

Rastet e Shehut tregojnë një fenomen shqetësues, ku dhuna dhe intimidimi brenda institucioneve shëndetësore nuk trajtohen gjithmonë me seriozitetin e duhur dhe mbrojtja e stafit mbetet sfidë. JOQ Albania ka ndjekur ngjarjet dhe rikujton publikun për rëndësinë e llogaridhënies dhe transparencës në administrimin e institucioneve publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit