Një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar praninë e dy qenve të ngordhur në anë të rrugës përgjatë aksit të Unazës së Madhe në Tiranë, të cilët, sipas saj, ndodhen aty prej më shumë se një muaji si pasojë e përplasjes me automjete.
Sipas denoncimit, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për largimin e trupave, duke krijuar një problem higjieno-sanitar dhe shqetësim të vazhdueshëm për banorët dhe kalimtarët.
Qytetarja i bën thirrje instancave përkatëse që të ndërhyjnë sa më parë për pastrimin e zonës dhe zgjidhjen e situatës, pasi raste të tilla sa vijnë dhe përsëriten.
Denoncimi i qytetares;
Përshëndetje, Dëshiroj të raportoj një shqetësim qytetar. Në Unazën e Re të Tiranës, përgjatë aksit rrugor, prej më shumë se një muaji ndodhen dy qen të ngordhur në anë të rrugës, si pasojë e përplasjes me automjete. Deri tani nuk është marrë asnjë masë për largimin e trupave, gjë që përbën problem higjieno-sanitar dhe shqetësim për qytetarët. Ju lutem të ndërhyhet sa më parë nga instancat përkatëse. Ju lutem ruani anonimitetin tim. Faleminderit.