Shtylla e amortizuar rrezikon jetën e fëmijëve në Laknas! Asnjë masë nga OSHEE

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.02.2026, 11:56

Një shtyllë e amortizuar në Laknas, te rruga “Koka-Kola”, në kthesën S, po rrezikon seriozisht jetën e banorëve dhe fëmijëve që kalojnë çdo ditë në atë zonë për të shkuar në shkollë. Sipas banorëve, shtylla është vendosur para disa vitesh dhe aktualisht i kanë dalë hekurat dhe traversat, duke qenë pranë rrëzimit. Banorët thonë se kanë njoftuar disa herë OSHEE-n për rrezikun, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet përkatëse. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për të shmangur një ngjarje të rëndë.

"Përshëndetje JOQ! Kjo shtyllë e amortizuar ndodhet në Laknas, te rruga “Koka-Kola”, kthesa S. Është vendosur para disa vitesh nga banorët. Siç duket edhe në video, i kanë dalë hekurat dhe traversa, dhe është gati duke rënë, duke rrezikuar jetën e banorëve dhe fëmijëve që kalojnë çdo ditë për të shkuar në shkollë. Kemi njoftuar OSHEE-n disa herë, por nuk ka pasur asnjë reagim. Faleminderit nëse e publikoni. Anonim, pasi sistemi të heq nga puna. JOQ ❤ = SPAKU i shqiptarëve", shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit