Kanada, 10 të vdekur dhe 27 të plagosur nga sulmi me armë zjarri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.02.2026, 11:31

Dhjetë persona, përfshirë autorin e sulmit, humbën jetën pas një sulmi me armë zjarri në Shkollën e Mesme Tumbler Ridge, në provincën British Columbia të Kanadasë. Sipas Policisë Mbretërore Kanadeze të Kalërimit (RCMP), gjashtë viktima u gjetën brenda shkollës, ndërsa një person tjetër vdiq gjatë rrugës për në spital. Autori i dyshuar u gjet i pajetë brenda objektit dhe besohet se ka kryer vetëvrasje.

Nga të shtënat mbetën të plagosur gjithsej 27 persona, dy prej të cilëve me lëndime serioze dhe 25 me plagë më të lehta. Policia njoftoi se gjatë kontrollit të zonës u gjetën edhe dy trupa të pajetë në një banesë në Tumbler Ridge. Mediat kanadeze raportuan se autorja e sulmit ishte femër, por autoritetet nuk dhanë detaje mbi identitetin e të dyshuarës.

Kryeministri Mark Carney u shpreh i “shkatërruar” nga ngjarja e rëndë, duke e cilësuar atë si një akt të tmerrshëm dhune. Ai u dërgoi ngushëllime familjeve dhe miqve të viktimave përmes një postimi në rrjetet sociale dhe njoftoi se ka pezulluar udhëtimin e tij të planifikuar për në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Gjermani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit