Një qytetar nga fshati Blush, në Kolonjë, ka denoncuar gjendjen e rëndë të rrugës që lidh këtë zonë me pjesën tjetër të njësisë administrative.
Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë tonë, një segment prej rreth 1.5 kilometrash është bërë pothuajse i pakalueshëm për shkak të baltës dhe amortizimit të theksuar. Banorët shprehen se rruga është në gjendje katastrofike, ndërsa theksojnë se në fshat ka shumë të moshuar të cilët po hasin vështirësi serioze në lëvizje.
Ata thonë se prej 20 ditësh janë të izoluar pasi gjendja është katastrofike dhe rruga është e pakalueshme nga balta.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për sistemimin e rrugës dhe përmirësimin e kushteve, sidomos në këtë periudhë kur reshjet e shiut e përkeqësojnë edhe më tej situatën.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ, po mundeni mund ta hidhni këtë video nga fshati Blush Kolonjë? Ka shumê të moshuar që janë bllokuar vetëm për të hedhur çakull në 1.5 km rrugë.Gjendja është katastrofë!