Njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri kanë gjetur dhe sekuestruar mjete të dyshuara ilegale gjatë një patrullimi në fshatin Dobroshevinë të Zubin Potokut.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 23:20 policia ka pranuar informacion se në një shtëpi të braktisur në këtë fshat mund të ndodheshin mjete të paligjshme. Pas kontrollit të lokacionit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë granata dore, si dhe një maicë dhe dy këmisha të Policisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Më datë 10.02.2026, rreth orës 23:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, gjatë patrullimit kane pranuar informacion se ne një shtëpi te braktisur ne fshatin Dobroshevina Zubin ka mjete te dyshuara ilegale. Pas kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: 6 granata dore, 1 maicë dhe 2 këmisha te Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka tërhequr mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar.
Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i fton që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar, në numrin 192.