Lirohet ish-komndanti i UÇK-së, Haxhi Shala, mbërrin në Kosovë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.02.2026, 10:51

Haxhi Shala, ish-komandanti i UÇK-së, është liruar nga Gjykata Speciale në Hagë dhe ka mbërritur në Kosovë, njoftoi djali i tij, Flakron Shala, duke publikuar foto nga takimi mes tyre në rrjetet sociale. Shala u arrestua më 11 dhjetor 2023 dhe një ditë më vonë u transferua në qendrën e paraburgimit në Hagë, periudhë e cila iu llogarit në vuajtjen e dënimit të tij.

Shala u dënua në shkurt 2025 me 3 vjet burgim për frikësimin e një dëshmitari, pas pranimit të fajësisë në kuadër të marrëveshjes me Prokurorinë e Specializuar. Sipas aktakuzës, ai së bashku me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin organizuan takime dhe vizita në shtëpinë e dëshmitarit, duke i ofruar përfitime për të tërhequr dëshminë e tij, dhe vepra u krye nën drejtimin e Shalës.

Ndërkohë, në Dhomat e Specializuara po zhvillohet gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit. Prokuroria ka kërkuar dënime prej 45 vjetësh për secilin, duke e çuar totalin e mundshëm në 180 vjet burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit