Punimet për kanalizimet dhe reshjet përmbytin Lezhën, disa zona pa energji

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.02.2026, 09:57

Reshjet e shiut gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar problematika në disa zona të qytetit të Lezhës, duke sjellë përmbytje në rrugë dhe vështirësi në qarkullim. Më të prekura janë blloqet e banimit “Besëlidhja”, “11 Janari” dhe zona “11.2 hektarë” në lagjen Besëlidhja, ku prania e ujit në sipërfaqe ka penguar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Sistemi i kanalizimeve nëntokësore nuk ka arritur të përballojë prurjet e larta, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe. Ndikim në situatë kanë pasur edhe punimet që po kryhen prej muajsh në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, projekt që synon zgjidhjen përfundimtare të përmbytjeve në qytet.

Si pasojë e motit të keq janë shfaqur edhe probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona urbane dhe rurale, ndërsa ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren për riparimin e defekteve. Megjithatë, procesi mësimor në shkollat e qytetit ka vijuar normalisht dhe me uljen e intensitetit të reshjeve situata ka nisur të përmirësohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit