Klement Ndoni i jep 250 MILIONË Lekë Jarit, Fanes dhe Lalës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.02.2026, 20:59

Një tender me vlerë rreth 250 MILIONË LEKË ME TVSH nga Bashkia Këlcyrë e drejtuar nga kryetari Klement Ndoni, tender për mirëmbajtjen e rrugëve dhe kanaleve kulluese në territorin e bashkisë i është dhënë tre biznesmenëve përfitues të disa milionë € para publike.

“Mela” shpk e biznesmenit Mehdi Lala, “LIS” shpk e Bujar Muratit dhe “2AF” shpk e Erfan Fetës janë shpallur fituese në këtë tender korruptiv duke skualifikuar ofertën më të ulët në garë e duke e shënjuar tenderin me flamur të kuq.

Rikujtojmë se kryebashkiakët e bashkive të vogla shpesh përfundojnë në SPAK për tenderat e kanaleve kulluese, duke rikujtuar këtu ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe.

Ndoni duhet t'i ruhet SPAK se mbase përfundon si ish-kolegu... burg për një kanal vaditës që ua bëri rrisk oligarkëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit