Sali Berisha: Sot do të bëjmë një kryengritje të fuqishme! Por paqësore

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.02.2026, 17:06

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë apel qytetarëve që të marrin pjesë në protestën kombëtare që pritet të zhvillohet sot para godinës së Kryeministrisë.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha shmangu dhënien e detajeve konkrete mbi mënyrën se si do të zhvillohet protesta, por theksoi se ajo do të jetë një kryengritje e fuqishme, por paqësore.

“Skenari i protestës është skenari i një kryengritjeje të fuqishme paqësore, që do të përcillet sot më shumë se kurrë në vatrat e të gjithë shqiptarëve, por edhe në Bruksel, SHBA dhe qendra të tjera kryesore. Skenari i sotëm zhvillohet pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit dhe pas inicimit të fazës tjetër nga Edi Rama”, tha Berisha.

Ai paralajmëroi gjithashtu se në një të ardhme të afërt pritet organizimi i protestave edhe përpara përfaqësive diplomatike shqiptare në vende të ndryshme të botës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit