e-Albania pa sistem: Infermierët s’regjistrojnë dot kreditet, licensat e tyre në rrezik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.02.2026, 16:02

Një infermiere i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë tepër shqetësuese me regjistrimin e krediteve profesionale, problem që sipas saj po prek shumë infermierë në vend.

Sipas denoncimit, infermierëve u kërkohet që aplikimet për kreditet t’i kryejnë përmes portalit e-Albania, por prej muajsh nuk marrin asnjë përgjigje. Justifikimi i vazhdueshëm është se “nuk ka sistem”, ndërkohë që, sipas infermieres, sistemi funksionon normalisht për të refuzuar aplikimet.

Infermierët thonë se aplikimi online zgjat dy muaj, ose se çështja zgjidhet menjëherë duke u paraqitur fizikisht në zyrat përkatëse. Por kur shkojnë në zyra, përballen sërish me të njëjtën përgjigje: “nuk ka sistem”.

Ajo u bën thirrje të gjithë infermierëve që të reagojnë dhe të bashkohen për ta kthyer këtë situatë në një problem publik, pasi sipas saj abuzimi është bërë i padurueshëm.

Denoncimi i infermieres:

Përshendetje JOQ.Dua te ndaj nje shqetesim SHUME PO SHUME serioz qe po hasim ne infermieret me rregjistrimin e krediteve. Na kerkojne ti bejm aplikimet nga e albania dhe nuk pergjigjen.Ska siatem thon, nderkoh kur ju konvenon dhe atyre qe duan pergjigjen Na e kan sjell ne maj te hundes. Po na bejn te dalim nga vetja, te grisim licencat. Na rrezikojet puna, jeta, kemi familje per te mbajtur. Te lutem publikoje qe te mblidhemi te gjith si infermier e ta bejm problem kte abuzim. Anonim ju lutem se mos me djegin licencen.

Kam nje foto qe e bera sot ne e albania ku ato thon se skan sistem po per te refuzuar aplikimin kishin. Te lutem publikoje dhe do e shohesh reagimin e infermiereve se po vuajm shum e spo dim ku te drejtohemi. Thon 2 muaj online ose e merr direkt kur shkon te zyrat. Shkojm te zyrat na thon ska sistem. Po na bejn me depresion

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit