Arlinda Pogaj qëras me një kafe 200 MILIONË Lekëshe Nadir Çaushollin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.02.2026, 16:49

Linda Pogaj, një ndër figurat e seksit femëror në qeveri ndër grupit të Lindave do t'i bashkohet adasheve nën hetim nga SPAK.

Tenderat nga drejtoresha e OBP vazhdojnë lumë drrjt oligarkëve. I radhës që është qërasur me një kafe, jo pak por rreth 200 MILIONË LEKË me TVSH nga shoqja e Blendi Gonxhes, është as më pas e aq më shumë Nadir Çausholli.

Oligarku i Shëndetësisë edhe ky subjekt nën hetim i SPAK, duket se do e tërheqë këmbën zvarrë për shoqëruesen me të cilën ka ndarë kafen e sponsorizuar nga paratë e popullit shqiptar.

Procedura për “Blerje materiale mjekimi të përgjithshme MM1”, e zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ka përfunduar me shpalljen fituese të kompanisë “Albadent Group” SHPK.

Kompania fituese, Albadent Group, rezulton e regjistruar në pronësi të Arjola Çaushollit, e afërme e Nadir Çaushollit, i cili më herët është përmendur si pronar de facto i aktivitetit.

Tenderi në fjalë është zhvilluar me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar dhe kanë marrë pjesë tre operatorë ekonomikë konkurrues. Në fund, fitues është shpallur “Albadent Group”, me flaur të kuq për skualifikim të të gjithë operatorëve në garë dhe skualifikim të ofertës më të ulët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit