Nënë Feruzeja dhe Kastrioti kanë nevojë për një shtëpi të re, le t’i ndihmojmë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.02.2026, 15:16

KUSH KA MUNDëSI TË NDIHMOJË TË KONTAKTOJ NË NUMRIN +355 69 395 2831

Në një banesë që nuk ofron as kushtet minimale për një jetë normale, Feruze dhe Kastriot Tafa, nënë e bir nga Memaliaj, përballen çdo ditë me një realitet të rëndë që pak kush do të mund ta përballonte pa u thyer.

Nënë Feruzeja prej vitesh është e sëmurë dhe e pamundur për të lëvizur. Jeta e saj është e kufizuar mes katër mureve të një shtëpie të rrënuar, ku çdo ditë është një betejë e heshtur me dhimbjen dhe mungesën. Krahu i vetëm që e mban në këmbë është djali i saj, Kastrioti.

Kastrioti është bërë gjithçka për të ëmën: infermier, kujdestar, mbështetje dhe shpresë. Ai e ushqen, e vesh, i ndërron bebelinat dhe kujdeset në një situatë ku jeta është treguar e pamëshirshme. Pas kësaj, pa u ankuar, ai del për të punuar, vetëm e vetëm për të siguruar bukën e gojës dhe bebelinat që nëna e tij i ka të domosdoshme.

Por puna e tij nuk mjafton. Varfëria është më e madhe se forca e një njeriu të vetëm. Shtëpia ku jetojnë është në gjendje të mjerueshme dhe nuk ofron as siguri, as ngrohtësi, as qetësi për një grua të sëmurë që ka nevojë për kushte minimale jetese.

Në këtë situatë të dhimbshme, Feruze dhe Kastriot Tafa nuk kërkojnë luks. Kërkesa e tyre është e thjeshtë dhe thellësisht njerëzore: një strehë e denjë, një shtëpi ku nëna Feruze të mund të jetojë e qetë vitet që i kanë mbetur, pa frikë, pa lagështirë, pa mjerim.

Ata i drejtohen sot zemrës së çdo shqiptari, duke shpresuar se solidariteti dhe humanizmi mund t’u japin një shans për një jetë më të mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit