Mësuesit dhe punonjësit e bashkisë Dibër ende nuk kanë marrë rrogat e janarit edhe pse sot është data 10 e muajit shkurt dhe rroga supozohet të dalë deri më datë 5.
Sipas tyre, vonesat po krijojnë vështirësi serioze, pasi shumë familje përballen me halle dhe probleme ekonomike.
Punonjësit shprehen të indinjuar dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, duke e cilësuar situatën si mungesë respekti pavarësisht punës që bëjnë.
Ata shpresojnë që institucionet do të vihen në lëvizje pas këtij denoncimi pasi çdo muaj kjo situatë përsëritet.
Denoncimi i qytetarit:
O joq po rrogat ne diber skan dal akoma As e mesuesve as e bashkise Data 10 sot Kemi halle probleme Keto tallen me ne Ne peshkopi i njejti avaz vazhdon Ju nxirreni edhe shife si vihen ne levizje te gjith pastaj