Në rrjet po qarkullon një video ku një qen ndjek me të katërta një makinë përgjatë rrugës, edhe pse kushtet atmosferike janë të vështira. Pamjet tregojnë qenin duke vrapuar pas automjetit për disa metra, çka ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve në mediat sociale.
Sipas sqarimeve të mëvonshme, qeni Candy kishte dalë nga ferma ku jeton për të ndjekur një fqinj që po largohej me makinë. Bëhet fjalë për një person të njohur për të, me të cilin ka kontakt të shpeshtë dhe nga i cili zakonisht merr ushqim, ndaj reagimi i qenit ishte instinktiv.
Ngjarja u interpretua si sjellje e zakonshme e një qeni që ndjek dikë që i ka dhënë bukë dhe kujdes. Pas largimit të makinës, qeni u kthye në ambientin e tij të zakonshëm, duke konfirmuar se videoja nuk pasqyronte asgjë më tepër sesa një episod të përditshëm.