Vajza martohet në spital para babait që ndërroi jetë dy ditë më pas

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.02.2026, 14:40

Një çift i ri vendosi ta festojë ditën që duhej të ishte më e lumtura e jetës së tyre në një vend të pazakontë, në spital. Ata organizuan ceremoninë e martesës brenda ambienteve të spitalit ku ishte i shtruar babai i nuses, në mënyrë që ai të mund të ishte i pranishëm dhe të mos mungonte në ditën më të rëndësishme të vajzës së tij.

Babai i nuses vuante nga kanceri, i cili nuk i lejonte të largohej nga spitali. Pavarësisht dhimbjes dhe situatës së vështirë, familja dhe çifti vendosën që dashuria dhe prania e tij të ishin mbi gjithçka, duke e kthyer këtë martesë në një moment të paharrueshëm e tejet prekës.

Fatkeqësisht, vetëm dy ditë pas ceremonisë, babai u nda nga jeta. Megjithatë, ai u largua nga kjo botë me paqen e madhe në zemër, pasi pati mundësinë të shihte vajzën e tij duke kurorëzuar dashurinë dhe duke nisur një kapitull të ri të jetës së saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit