Parakaloi kamionin e mbeturinave, shqiptari aksidentohet dhe humb jetën: Makina i mori flakë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.02.2026, 14:11

Një aksident rrugor tragjik ka ndodhur në Marzabotto, Itali, pak para orës 01:00 të mëngjesit të 9 shkurtit.

Leonardo Fjora, 32 vjeç dhe me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi makina e tij, një Volkswagen Lupo, u përplas me një kamion të mbeturinave të Hera-s dhe u përfshi nga zjarri.

Sipas hetimeve të para të karabinierëve të Casalecchio, Fjora po përpiqej të kryente një parakalim të rrezikshëm për të kaluar automjetet që kishte përpara. Manovra e tij përfundoi me përplasjen me kamionin që vinte nga drejtimi i kundërt. Pas përplasjes, makina doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët, duke bërë që 32-vjeçari të ngecë brenda saj. Kamioni u përfshi gjithashtu në incident, por drejtuesi i tij, 61 vjeç, pësoi vetëm lëndime të lehta.

Në vendngjarje ndërhynë dy skuadra zjarrfikësish, të mbështetura nga një autobotë, të cilët shuan zjarrin dhe sigurojnë zonën. Mjekët e urgjencës nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konstatojnë vdekjen e 32-vjeçarit. Karabinierët kryen matjet dhe hetimet për të rikonstruktuar dinamikën e aksidentit. Operacionet përfunduan pas pastrimit të automjetit dhe rrugës.

Hetimet për saktësimin e shkakut të aksidentit dhe mënyrës se si ndodhi përplasja vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit