Rruga e fshatit Podgorie, në rrethin e Korçës, bashkia Maliq, ndodhet në një gjendje shumë të rëndë, duke krijuar vështirësi serioze për banorët e zonës. Dëmtimet e shumta në infrastrukturë e bëjnë pothuajse të pamundur qarkullimin normal të mjeteve dhe këmbësorëve, sidomos gjatë kushteve të këqija atmosferike.
Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e ndërhyrjes nga bashkia Maliq me kryetar Gëzim Topçiun dhe kërkojnë që problemi të marrë zgjidhje sa më shpejt. Ata theksojnë se kjo rrugë është jetike për lëvizjen e përditshme dhe për lidhjen e fshatit me zonat përreth.
“Përshëndetje JOQ! Dua të publikoj një ankesë për një rrugë në fshatin Podgorie, rrethi i Korçës, bashkia Maliq, e cila është në gjendje shumë të rëndë”, shkruan banori.