BIK mbështet marshin më 17 shkurt në përkrahje të çlirimtarëve në Hagë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.02.2026, 13:33

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ka njoftuar se do ta mbështesin marshin që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë.

Në deklaratën e Kryesisë së BIK-ut, gjyqi në Hagë konsiderohet një proces me prapavijë politike që sipas tyre synon të atakojë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Për popullin e Kosovës, UÇK-ja mbetet vlera më sublime, e mishëruar me lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin e vendit tonë,” thuhet në deklaratë.

Kryesia gjithashtu ka vendosur që hytbeja e xhumasë, më 13 shkurt, në të gjitha xhamitë e Kosovës, të fokusohet në Ditën e Pavarësisë së vendit dhe të përmbajë mesazhe përkrahëse për luftëtarët e lirisë.

BIK mbështet gjithashtu deklaratën e Myftiut Naim ef. Tërnava kundër kërkesës së prokurores së Dhomave të Specializuara për dënimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“Kryesia fton qytetarët të marrin pjesë në marshin protestues, duke shprehur besimin se drejtësia do të fitojë dhe se çlirimtarët do të lirohen.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit