Durrsakët protestojnë sërish: Kryetarja s’i pret në bashki, përplasen me policinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.02.2026, 12:52

Banorët e zonës pranë Amfiteatrit të Durrësit kanë dalë sot në protestë paqësore kundër shembjes së banesave të tyre. Si shenjë kundërshtimi, ata kanë bllokuar përkohësisht rrugën e qarkullimit të automjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca policore me furgon, të cilat kanë ndërhyrë për të liruar rrugën dhe kanë larguar protestuesit.

Banorët shprehen se kryetarja e Bashkisë së Durrësit nuk ka dalë për t’u përballur me ta, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për dialog dhe

transparencë mbi vendimin për shembjet.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve dhe marrjen e masave të menjëhershme.

Mesazhi i qytetarit:

Ne Durres do shembin shtepiat tek amfiteatri dhe banoret po protestojne ne menyre paqesore, ndalen ne rrugen e makinave, erdhen furgoni i policise dhe i hoqi Sic e shikoni eshte dhe nje djal i paralizuar, patjeter qe kryetarja e bashkise nuk e ka nxjerr fytyren dhe pas thirrjeve te vazhdueshme per ballafaqim, ju lutem raportojeni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit