Banorët e qytetit të Durrësit kanë rinisur sot protesta kundër projektit TID, i cili prek banesat e 74 familjeve. Ata u mblodhën para godinës së Bashkisë për të kërkuar shpjegime lidhur me projektin, duke ndjekur fillimisht kryetarin e Këshillit të Qarkut, Alfred Mullaraj, dhe më pas duke ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit, të cilit i kërkuan llogari për situatën.
Gjatë protestës pati tensione, teksa banorët bllokuan rrugën në shenjë kundërshtimi ndaj, sipas tyre, cenimit të të drejtave dhe banesave nga projektet e planifikuara. Në protestë ndërhynë forcat e policisë për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer qarkullimin.
Pasi nuk u lejuan të futeshin në ambientet e bashkisë, protestuesit hodhën vezë dhe letra higjienike drejt godinës. Pas ndërhyrjes së policisë u shoqëruan tre protestues, ndërsa banorët e tjerë tentuan t’i nxirrnin ata nga furgoni i policisë.
“O b*thë q*rë, o k*rvë e m*tit. O lëngaraq, nuk do dalësh më ti? O të q*fsha ropt, të q*fsha motrën. Ti ke firmosur për ne, mos guxo të futesh në mbledhje. Ikni nga mbledhja. Turip, turp. Mos e lini legenin, ne po na prishin shtëpinë. Emiriana Sako hap derën, o hajdute”, u thanë qytetarët këshilltarëve.