Sherr mes basketbollistëve, policia futet në parket!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.02.2026, 11:26

Një përleshje e rëndë shpërtheu në çerekun e tretë të ndeshjes mes Detroit Pistons dhe Charlotte Hornets, e zhvilluar mëngjesin e sotëm (të martë), duke sjellë përjashtimin e katër basketbollistëve dhe ndërhyrjen e policisë në parket. Nga Charlotte u përjashtuan Moussa Diabate dhe Miles Bridges, ndërsa nga Detroit Jalen Duren dhe Isaiah Stewart.

Incidenti ndodhi rreth shtatë minuta para përfundimit të çerekut të tretë, kur Diabate i bëri faull Durenit, i cili po avanconte drejt koshit. Pas faullit, Duren reagoi ashpër duke u përballur fizikisht me Diabaten dhe më pas e goditi atë në fytyrë me dorën e djathtë. Përleshja zgjati mbi 30 sekonda dhe situata u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së lojtarëve, stafit dhe për një moment edhe të policisë.

Trajneri i Hornets, Charles Lee, u përjashtua në çerekun e katërt pasi tentoi të përballej me arbitrat, duke protestuar me forcë për vendimet e tyre. Në fund të ndeshjes, Detroit Pistons triumfuan me rezultatin 110-104, duke i dhënë fund serisë së fitoreve të Charlotte Hornets, të cilët synonin të barazonin rekordin e klubit prej 10 fitoresh radhazi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit