“Turp kombëtar”: Në Maternitetin e Vlorës qytetarët detyrohen të sigurojnë vetë materialet bazë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.02.2026, 11:03

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar publikisht kushtet në Spitalin e Vlorës, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të rrezikshme për shëndetin e pacientëve.

Sipas tij, pacientët trajtohen në kushte mjerimi, me dhoma të amortizuara, mungesë higjiene dhe pajisje mjekësore jashtë funksionit.

Në videon e dërguar nga Materniteti i Vlorës, qytetari shprehet se spitali nuk ofron kushtet minimale për trajtim dinjitoz, ndërsa situata përbën një rrezik serioz për jetën e pacientëve. Ai pretendon se familjarët e të shtruarve detyrohen të sigurojnë vetë pajisjet dhe materialet bazë, për shkak të mungesave në institucion.

Sipas denoncimit, gjendja aktuale nuk është rastësore, por pasojë e papërgjegjshmërisë dhe keqmenaxhimit ndër vite. Qytetari akuzon institucionet përgjegjëse për heshtje, duke e konsideruar atë bashkëfajësi në përkeqësimin e shërbimit shëndetësor.

Denoncimi i qytetarit:

Spitali i Vlors eshtë një turp kombëtar. Pacientët trajtohen në kushte mjerimi, me dhoma të amortizuara, mungesë higjiene dhe pajisje jashtë funksionit. Ky nuk eshtë spital, por një rrezik per jetën. Qytetarët detyrohen të sjellin vetë gjërat bazë, ndërsa shteti bën propagandë për "reforma". Kjo gjendje nuk eshtë rastësi, por pasoje e papërgjegjshmërisë dhe kegmenaxhimit. Heshtja e institucioneve eshtë bashkëfajësi. Vlora po lihet të sëmuret dhe të vdesë n harresë. Mjaft më. Shëndeti nuk eshtë luks. Video nga Materniteti i Vlores

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit