SI SOT/ Një vit nga arrestimi i Veliajt, GJKKO e çon drejt gjykimit në themel

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.02.2026, 10:57

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbush sot një vit nga arrestimi i tij, teksa vijon të mbahet në paraburgim me urdhër të SPAK. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pas një operacioni të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, ndërsa ndaj tij vijojnë hetimet dhe tashmë çështja ka hyrë zyrtarisht në fazën e gjykimit.

Arrestimi i Veliajt u krye mesditën e 10 shkurtit 2025, fillimisht në ambientet e Bashkisë së Tiranës dhe më pas në banesën e tij, në zbatim të urdhrit të lëshuar nga Gjykata e Posaçme. Pak para ndalimit, Veliaj kishte marrë pjesë në përurimin e një kopshti në Yzberisht, ndërsa pamjet e shoqërimit të tij nga oficerët e BKH-së nga zyra e bashkisë u bënë publike dhe u pasuan nga reagime të shumta.

Dita e arrestimit u shoqërua me tensione dhe debate politike. Vetë Veliaj, në reagimet e tij gjatë këti 1 vjeçari, ka deklaruar pafajësinë dhe ka shprehur besim te drejtësia. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës ka vijuar funksionimin përmes strukturave drejtuese, ndërsa Veliaj formalisht mbetet kryetar bashkie, por i pezulluar nga ushtrimi i detyrës për shkak të procesit penal.

Një vit pas arrestimit, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur kalimin për gjykim në themel të dosjes ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë. Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe vepra të tjera penale, ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe persona të tjerë përballen me akuza për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, lidhur me përfitime të dyshuara të paligjshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit