Arrestohet një person në Podujevë, për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.02.2026, 10:32

Policia ka arrestuar një person në Podujevë, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm. Policia e Kosovës ka ndërhyrë në një lokal në Podujevë, ku dyshohet se po zhvillohej veprimtari e paligjshme e bixhozit. Sipas raportit policor, rasti është raportuar rreth orës 20:55, ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e një të dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar pajisje dhe materiale të ndryshme që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.

“Podujevë 09.02.2026, 20:55. Është raportuar se në lokalin e të dyshuarit mashkull kosovar është duke u zhvilluar veprimtari e paligjshme e bixhozit. Në lokalin e të njëjtit është bërë kontrolli ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një printer për shtypjen e tiketave, një skaner, tri shtëpiza, njëzet e shtatë (27) pako me letra për lojëra, dy monitorë, një tastiere si dhe dyzet e katër (44) kuponë të printuara të lojërave të fatit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit