Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të dy personave të dënuar për trafik droge

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.02.2026, 10:29

Janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 200 mijë euro në pronësi të dy shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Pasuritë përfshijnë një apartament në Selitë dhe një garazh në Selitë të Vogël, të cilat dyshohet se janë produkte të veprimtarisë kriminale.

Apartamenti rezulton në pronësi të shtetasit Pajtim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafik droge, ndërsa garazhi i përket shtetasit Gjino (Shkëlqim) Lleshaj, 44 vjeç, i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike. Vlera totale e pasurive të sekuestruara është rreth 200 mijë euro.

Sekuestrimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Burimi”, pas hetimeve të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Veprimet u realizuan në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës për vendosjen e sekuestros preventive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit