Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, paraqet shifra të larta të sëmundjes neurologjike të epilepsisë, ndërsa incidenca e saj vijon të rritet nga viti në vit. Sipas të dhënave mjekësore, rreth 5 në 1 mijë banorë vuajnë nga krizat epileptike, ndërsa sëmundja po shfaqet gjithnjë e më shpesh edhe te moshat e reja.
Mjekët shprehen se epilepsia prek jo vetëm fëmijët, por edhe moshat adulte, kryesisht të moshuarit. “Sëmundja prek të vegjlit, por edhe moshat adulte, veçanërisht moshat e treta”
Epilepsia është një sëmundje neurologjike dhe shtimin e rasteve te të rinjtë, mjekët e lidhin kryesisht me përdorimin e substancave narkotike.
Specialistët sqarojnë se jo çdo dridhje e trupit përbën krizë epileptike dhe bëjnë thirrje për diagnostikim të saktë dhe trajtim në kohë.
Mjekët neurologë apelojne për rritjen e ndërgjegjësimit dhe luftimin e stigmës që shoqëron këtë sëmundje. Sipas tyre, personat me epilepsi shpesh përballen me diskriminim, humbasin vendin e punës ose braktisin shkollën, ndërsa epilepsia duhet të pranohet dhe trajtohet si çdo sëmundje tjetër kronike.