1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare, Kosova më optimiste në Ballkan

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.02.2026, 09:01

Sipas raportit të fundit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe anketimit të Barometrit të Ballkanit, një në tre shqiptarë (33.5%) e konsideron ekonominë e vendit si një mjedis të pasigurt. Ky rezultat tregon një hendek të thellë mes shifrave zyrtare të rritjes ekonomike dhe perceptimit të qytetarëve, ndërsa ekspertët e shohin këtë mosbesim si një nga burimet kryesore të emigrimit.

Në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria ndan një pozitë të lartë në listën e pasigurisë ekonomike, por jo më e larta. Bosnje-Hercegovina kryeson me 33.9%, e ndjekur nga Serbia me 33.7%, duke formuar së bashku me Shqipërinë “trekëndëshin e ankthit ekonomik”. Në anën tjetër, Kosova del më optimiste në rajon, me vetëm 16.8% të qytetarëve që deklarojnë pasiguri ekonomike, pra rreth gjysma e nivelit të Shqipërisë.

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut pozicionohen në mes të rajonit, me një nivel pasigurie që luhatet nga 23% deri në 24%. Kjo situatë tregon se, pavarësisht rritjes së disa treguesve makroekonomikë, perceptimi i qytetarëve mbetet i ulët dhe i ndikuar nga faktorë të tjerë si papunësia, çmimet dhe mungesa e besimit te institucionet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit