Shqipëria ka më shumë korrupsion se Kosova!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.02.2026, 08:30

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025, i publikuar nga Transparency International, tregon se mesatarja globale është 42 pikë nga 100, duke reflektuar një përkeqësim të situatës në shumë vende. Nga 182 shtete dhe territore të përfshira, 122 janë vlerësuar me nën 50 pikë, ndërsa vetëm pesë shtete kanë marrë mbi 80 pikë. Në krye të renditjes globale qëndrojnë Danimarka, Finlanda dhe Singapori, ndërsa në fund të listës renditen Venezuela, Somalia dhe Sudani.

Në Ballkanin Perëndimor, Mali i Zi kryeson me 46 pikë, Maqedonia e Veriut ka 40 pikë, Shqipëria 39, Kosova 43, Bosnje e Hercegovina 34 dhe Serbia 33. Krahasuar me vitin 2024, Kosova pëson rënie për një pikë, ndërsa Shqipëria shënon rënie nga 42 në 39 pikë. Në këtë rajon, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbeten në të njëjtin nivel si vitin paraprak, ndërsa Bosnje e Hercegovina dhe Serbia regjistrojnë përkeqësim.

Në pjesën tjetër të botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vlerësuar me 64 pikë, Kanadaja me 75, Zelanda e Re me 81, Mbretëria e Bashkuar me 70, Franca me 66 dhe Suedia me 80. Transparency International thekson se dobësia e institucioneve dhe ngushtimi i hapësirës për shoqërinë civile po rrisin korrupsionin në Evropë Lindore dhe Azi Qendrore, ndërsa në Ballkanin Perëndimor mungesa e transparencës në projektet e mëdha investuese rrit rrezikun e abuzimeve me fondet publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit