3 muaj në burgjet e Serbisë, lirohet ish-pjesëtari i UÇK-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.02.2026, 08:34

Është liruar ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Qenaj, nga Romaja e Hasit, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar.

Qenaj, veteran i UÇK-së, ishte ndaluar më 25 nëntor në pikëkalimin kufitar Merdare, derisa po udhëtonte drejt Bosnjës dhe Hercegovinës, ku familja e tij ka një biznes familjar.

Ai ishte arrestuar nga policia serbe, pa ndonjë sqarim të qartë publik lidhur me arsyet e ndalimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit