Një tjetër i moshuar humb kontaktet me familjen, kërkohet ndihmë për gjetjen e gjysh Agimit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.02.2026, 01:05

Një tjetër rast i një personi të humbur ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, këtë herë nga qyteti i Korçës.

Një familjare ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Agim Dejos, 72-vjeç, me të cilin kanë humbur kontaktet. Sipas saj, ai është parë për herë të fundit pranë banesës së tij në Lagjen 4 në Korçë.

Familjarët bëjnë me dije se është bërë kallëzim në polici, por deri më tani nuk kanë marrë informacion të ri mbi vendndodhjen e tij, ndaj po kërkojnë ndihmën e qytetarëve përmes publikimit të rastit.

Për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, jeni të lutur të kontaktoni në këtë numër telefoni: +355 67 742 9532.

Ky është rasti i tretë i një personi të humbur i raportuar në redaksinë tonë brenda pak orëve. Fatmirësisht, rasti i parë, i një zonje të moshuar që vuante nga skleroza, u mbyll me lajmin e mirë se ajo u gjet shëndoshë e mirë. Ndërkohë, 77-vjeçari nga Elbasani vijon të jetë i humbur.

Apelojmë për solidaritet qytetar: çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për t’i rikthyer pranë familjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit