Elbasan: Gjysh Agimi ka humbur, a e ka parë dikush?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.02.2026, 22:46

Një qytetar nga Elbasani i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e qytetarëve pas humbjes së babait të tij.

Sipas familjarëve, 77-vjeçari Agim Shkëlqimi ka humbur që prej orës 14:00 të ditës së sotme. Ai është parë për herë të fundit rreth orës 16:00 në bulevardin e Elbasanit, ku është takuar me një mik të tij.

Familja shprehet se i moshuari ka vetëm pak tension dhe probleme me dëgjimin, por nuk vuan nga sëmundje të tjera.

Të afërmit janë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë apo të ketë informacion për vendndodhjen e tij.

Për çdo informacion, jeni të lutur të kontaktoni në WhatsApp në këtë numër: +46 728 641 702.

Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për ta kthyer sa më shpejt pranë familjes gjysh Agimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit