Vetëdorëzohet në policinë e Rrogozhinës kryebashkiaku Edison Memolla, i shpallur fajtor për korrupsion në zgjedhje

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.02.2026, 22:29

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, është vetëdorëzuar në Policinë e Rrogozhinës, pasi u shpall fajtor për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim.

Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, e cila e dënoi Memollën me 1 vit burg. Po ashtu, si dënim plotësues, gjykata vendosi heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Memolla ka ndikuar te elektricisti Blerim Xhamani, me qëllim që ky i fundit të mos i ndërpriste energjinë elektrike një abonenteje debitore. Ky veprim, sipas akuzës, është kryer për të ndikuar në votën e saj në favor të Memollës, gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Në atë kohë, Edison Memolla kandidonte për kryetar bashkie nën siglën e Partisë Socialiste. Vendimi i Apelit të Posaçëm është i formës së prerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit