Dhunoi berberin me shkop gome dhe i dëmtoi makinën, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.02.2026, 20:40

Një 25-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke në qytetin e Pylosit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj pronarit të një berberhaneje dhe i ka dëmtuar automjetin.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur më 7 shkurt. I riu kishte shkuar fillimisht në berberhane si klient dhe ishte qethur normalisht nga pronari, një 51-vjeçar. Pas largimit, ai është rikthyer sërish në ambientet e biznesit për arsye që ende nuk janë bërë të qarta.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se 25-vjeçari fillimisht e ka ofenduar verbalisht berberin dhe më pas e ka goditur me shkop gome, duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas incidentit, ai dyshohet se ka dëmtuar edhe automjetin e 51-vjeçarit.

Policia greke ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa viktima ka marrë ndihmë mjekësore.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin që çoi në këtë akt dhune.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit