Lamine Yamal futet në histori, thyen rekordin 110-vjeçar te FC Barcelona

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.02.2026, 18:14

Lamine Yamal vijon të thyejë rekorde dhe të shkruajë histori me fanellën e Barcelonës. Talenti katalanas është shndërruar në lojtarin më të ri në historinë e klubit që arrin 40 gola në të gjitha kompeticionet, duke rrëzuar një rekord që qëndronte i pathyer prej vitit 1915.

Goli i shënuar në fitoren e pastër 3-0 ndaj Mallorcas ishte i mjaftueshëm që 18-vjeçari të linte pas Paulino Alcántarën, i cili e kishte arritur këtë kuotë në moshën 19-vjeçare, më shumë se një shekull më parë.

Me këtë arritje, Yamal ka kaluar edhe emra legjendarë të historisë së Barcelonës, si Ronaldo Nazario dhe Lionel Messi, ky i fundit e preku shifrën e 40 golave dy vite më vonë se ylli i ri spanjoll.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka vlerësuar potencialin e jashtëzakonshëm të Yamal, duke theksuar se talenti i tij është ende larg kufirit maksimal dhe se ka shumë hapësirë për rritje dhe përmirësim.

Edhe pse Lionel Messi mbetet rekordmeni absolut i klubit me 672 gola, ritmi, pjekuria dhe ndikimi që po tregon Lamine Yamal në një moshë kaq të re po sinjalizojnë qartë nisjen e një epoke të re në “Camp Nou”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit