Hajduti serial i paketave vazhdon aktivitetin dhe sfidon policinë e Durrësit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.02.2026, 17:38

Prej ditës së djeshme, JOQ Albania ka raportuar disa raste të njëpasnjëshme vjedhjesh në qytetin e Durrësit, ku i njëjti hajdut paketash duket se ka kthyer bizneset në fushë veprimi personale, pa u shqetësuar aspak nga policia.

Pas publikimit të rastit të parë mbrëmjen e djeshme, ku hajduti vodhi një stekë cigare “Marlboro” në një supermarket, mëngjesin e sotëm JOQ publikoi një tjetër rast, ku i njëjti person kishte vjedhur sërish cigare në një dyqan tjetër. Situata bëhet edhe më alarmante pasi një qytetar tjetër i është drejtuar redaksisë sonë duke treguar se i një kishte ndodhur për herë të dytë edhe pranë biznesit të tij.

Në të gjitha rastet, skema është identike: merr disa produkte të zakonshme, afrohet në arkë, kërkon paketat e cigareve dhe sapo i merr, largohet me vrap. Një metodë tashmë e njohur, por që për çudi duket se është e padukshme për policinë e Durrësit.

Edhe pse rastet janë raportuar publikisht nga JOQ dhe janë bërë denoncime në polici, asnjë masë konkrete nuk është marrë për ndalimin e tij. Pyetja që shtrohet është e thjeshtë dhe therëse: Si mund të pretendojë policia e Durrësit se garanton sigurinë në qytet, kur nuk arrin të ndalë një hajdut paketash që po bën ligjin?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit