Vuan nga skleroza: Zhduket në qendër të Tiranës e moshuara, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.02.2026, 17:32

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e qytetarëve pas humbjes së të afërmes së tij në qendër të Tiranës.

Sipas familjarëve, 74-vjeçarja e quajtur Arjana është parë për herë të fundit pranë kafes “Flora”, në qendër të kryeqytetit, rreth 40 minuta më parë. Që prej atij momenti, familja ka humbur çdo kontakt me të.

Të afërmit shprehen se janë shumë të shqetësuar, pasi e moshuara vuan nga skleroza dhe nuk mban mend asgjë. Në momentin e zhdukjes ajo ka qenë e veshur me një xhup të bardhë me pellush.

Përditësim:

LAJM I MIRË: Pak minuta pas publikimit në JOQ, e moshuara është gjetur shëndoshë e mirë dhe është ribashkuar me familjen e saj.

Falenderojmë këdo që ndihmoi në gjetjen e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit