Shoqërohen në polici mësimdhënësi dhe nxënësi pas rrahjes në shkollën ‘Pavarësia’ në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.02.2026, 16:29

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë, ku një mësimdhënës dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi, duke e goditur disa herë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar palët e përfshira.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast. Aktualisht policia, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, deklaroi Pllana.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit